Krasniqi: Vendim i Kurtit për targat ia ka zgjatur jetën politike Vuçiqit

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka bërë me dije se presioni ndërkombëtar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçuq, si eksponent i Putinit po rritet.

Ai ka bërë me dije se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri kanë bërë që presidenti serb të shpëtoi nga ky presion.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se vendim i mbrapshtë i Kurtit me targat, ia ka zgjatur jetën politike Vuçiqit.

“Presioni ndaj Vuçiqit si eksponent i Putinit po shënon rritje. Po të mos ishte ai intervenimi i qeverisë Kurti në veri për targat, deri sot Vuçiqi do të ishte politikisht i kapitulluar. Thjesht, ose do të shkëputej nga Putini, ose do të rrëzohej. Por, ai vendim i mbrapshtë i Kurtit me targat, ia zgjati jetën politike Vuçiqit, sepse Vuçiqi forcohet nga konflikti në Kosovë. A u bë me qëllim a nga efekte esktazike politike, këtë vërtet nuk mund ta them”, ka shkruar Vuçiqi.