Krasniqi viziton Kroin e Vitakut, paralajmëron ndërtimin e shtëpive për komunitete në vlerë prej 3 milion euro

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi sot kanë vizituar lagjen Kroi i Vitakut në veri. Krasniqi ka thënë se të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse kjo është e drejtë elementare dhe se këtë do ta garantojë Qeveria e Republikës së Kosovës.  Krasniqi po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të hapin thirrjen e re në vlerë prej 3 milion euro për ndërtimin e shtëpive të reja.

Ndërsa duke i komentuar grafitet  nacionaliste të vendosura në shtëpitë e shqiptarëve të cilat janë duke u ndertuar tha se kërcënimet nuk i trembin.

“Vitin që lam pas kemi filluar ndërtimin e 40 shtëpive në veri të vendit. Këto grafite tregojnë se Serbia nuk është e interesuar për normalitet, nuk është e interesuar për orientim evropian. Kjo tregon se ku është e orientuar Serbia. Këto ne si Qeveri nuk na trembin dhe nuk do të ndalemi me ndertimin e shtëpive për të gjithë qytetarët. Sot sapo të kthehem në zyrë do të fillojmë me thirrjen e re prej 3 milion euro, në fokus do të ketë ndërtimin e shtëpive për komunitetet, sepse kjo është e drejtë elementare e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.