Policia konfiskon 3000 euro fals në Kaçanik

Policia raporton se në Kaçanik është bastisur shtëpia e të dyshuarit, në ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar 30 kartëmonedha prej 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe 7.36 gramë substancë narkotike e llojit kokainë.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.