Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë, këto janë detajet nga takimi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka vizituar në Hagë 2 liderët e PDK-së Hashim Thaçin e Kadri Veselin, përcjell Fokusi.info

Ai ka thënë se si gjithmonë liderët historikë të PDK-së edhe këtë të diel ishin të fortë e krenarë për sakrificat e tyre gjatë rrugëtimit për lirinë e Kosovës.

Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë duke theksuar se e presim kthimin e tyre triumfues.

Postimi i plotë i tij:

Të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës, ashtu si përherë, i pashë 2 liderët historikë të Kosovës dhe të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë një vizite tejet emocionale që pata në Hagë.

Ashtu siç besojmë në drejtësi, të gjithë besojmë se ata, bashkë me shokët e tyre çlirimtarë, po mbahen padrejtësisht atje, sepse lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, andaj edhe e presim kthimin e tyre triumfues sa më parë.

Të fala të përzemërta!