Krasniqi: VV’ja ka plot dallavergji si Haki Abazi, andaj jam i lumtur që nuk jam aty

Frashër Krasniqi nga PSD’ja tha se në mesin e VV’së ka plotë dallavergji, ku siç thotë ai ata nuk ndajnë besimin e njëjtë, por vetëm interesi i ka bashkuar.

Ai ka cekur njërin nga emrat qe e sheh si dallavergji, ku përmend Haki Abazin, Krasniqi thotë se ndihet i lumtur që e ka lënë VV’në.

“Ka plotë dallavergji në VV, e ki Haki abazi, plotë tjerë, të cilët nuk i ndajnë besimet e njëjta, por vetëm interesi i bashkon. Nuk ka parime në VV. Çka thotë Kurti është e drejtë. Jam i lumtur që s’jam pjesë e saj më”, tha ai në Debat Plus.