Albulena Haxhiu bën thirrje të mos festohet në sheshe por me familje

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka bërë thirrje që qytetarët të mos festojnë në sheshe për shkak të pandemisë dhe temperaturave të ulta që mund të ndikojnë në shëndetin e tyre.

Ajo tha se qytetarët duhet të festojnë pranë familjarëve, “duke ditur se në zemra do të jemi pranë njërit tjetrit”.

“Dalja e tyre ka qenë e knaqshme për demokracinë tonë, fjala referendum ka qenë e qëlluar, ju ftoj qytetarët e Kosovës ta bëjnë festën në familjet e tyre e jo në sheshe për shkak të pandemisë dhe për temepraturat e ulta.

E gjithë organizata dhe vëmendja e aktivistëve duhet të jetë te puna e numërimit të votave. Andaj edhe njëherë të mos festojmë në sheshe por pranë familjes duke ditur se në zemra do të jemi pranë njëri tjetrit”, tha ajo.