Krasniqit e Selimit, Specialja ua vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin

Gjykata Speciale ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit për dy muaj për ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi, bazuar në arsyetimin se ekziston një rrezik i ndikimit mbi dëshmitarët dhe një rrezik i dëmtimit të provave.

Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi
Gjykata Speciale ka marrë vendim që të ua vazhdojë masën e paraburgimit edhe për dy muaj ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit dhe ish-deputetit, Rexhep Selimit.

Masa e paraburgimit iu vazhdua nën arsyetimin se ekziston rreziku i ndikimit dit në dëshmitarë dhe rreziku i dëmtimit të provave.

“Në dritën e zhvillimeve të mësipërme, si dhe faktin se ka rrezik të vazhdueshëm në pengimin e procedimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme…paneli konstaton se paraburgimi i z. Selimi edhe për dy muaj të tjerë është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të rastit… Në dritën e këtyre faktorëve, Paneli konstaton se paraburgimi i z. Krasniqi për dy muaj të tjerë është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të rastit”, thuhet në vendimin e Speciales për Krasniqin”, thuhet në vendimet e Krasniqit e Selimit, ku theksohet se do të kërkojnë që gjykimi të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur.