Kremtohet ditëlindja e dëshmorit Fahri Fazliu

0
288

Familja Fazliu kremton ditëlindjen e dëshmorit Fahri Fazliu. Këtë njoftim e ka bërë të ditur Fahri (Fadil) Fazliu , trashëgimtari i kësaj familjeje, i cili e mbanë emrin e dëshmorit.

Statusi i plotë në “Facebook”:

Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

“Heronjtë vetëm ditëlindje kanë. Lavdi! Sot me 24 shkurt 2018 do ti mbushte 55 vjet uragani i luftës për liri, pavaresi e përparim shoqëror, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu. Fahriu ishte nje uraganit i bashkimit të kombit; uragan që, mbi të gjitha, kishte interesin e përgjithshëm mbi ate personal; uragan që kurrë nuk u nënshtrua perpara vështirësive të kohës; uragan që u përpoq me tërë potencialin e vet t’u ndihmojë njerëzve në nevojë, uragan…. Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë. Ai ra për të mos vdekur kurrë në luftë të pabarabartë me 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit “ në Prishtinë. Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Fahri Fazliu. E përkujtojn shokët e idealit dhe familja FAZLIU.”