Presidenca reagon ndaj Shërbimit Sekret Serb, që mori në pyetje Adriatik Kelmendin

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar referuar rastit të marrjes në pyetje të drejtorit të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, nga Shërbimi Sekret Serb, për qëndrimin e tij në Beograd në cilësinë e avokuesit publik të pajtimit rajonal.

Në reagimin e tij presidencial, thuhet se ky veprim i BIA-s është një shembull se si presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

”Ngacmimi i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë ndaj gazetarit të Kosovës @adriatikk është një shembull se si regjimi i #Vuçiqit minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Natyrisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e një fasade të quajtur ‘Ballkani i Hapur”’, thuhet në cicërimën e lëshuar në Twitter nga Vela.