Kreu i OVL-UÇK i uron suksese Vetëvendosjes: Me shpresën që të bëjë punë të mira në sfidat që e presin vendin

Kryetari në detyrë i OVL-UÇK, Faton klinaku ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhje.

Klinaku thotë se qytetarët dëshmuan demokraci të konsoliduar dhe pjekuri politike, përcjell Fokusi.info.

Vetëvendosjes i shprehu suksese duke shpresuar që të bëjë punë të mira në sfidat që e presin vendin.

Postimi i plotë:

 Kosova dhe qytetarët e saj, përmes procesit zgjedhor, dëshmuan demokraci të konsoliduar dhe pjekuri politike.
Lëvizjes Vetëvendosje, si fitues i këtyre zgjedhjeve, i uroj suksese me shpresën që të bëjë punë të mira në sfidat që e presin vendin.