Krim në familje: Dyshohet se motra mbyti motrën në Tiranë

Një grua dyshohet se është mbytur me thikë nga motra e saj në Tiranë.

Policia shqiptare dyshon se të ndjerën motra e ka vrarë gjatë një debati e sipër.

Trupi i pajetë është gjetur në banesë pasditen e të shtunës, por ngjarja dyshohet se ndodhi në orët e para të mëngjesit.

E dyshuara është arrestuar disa orë pas ngjarjes, raporton Abcnews.al.

Të afërm të viktimës janë shoqëruar në stacion policor, për t’u marrë në pyetje rreth rastit.