Latifi: BE në krizë të thellë, nuk mund ta udhëheqë dialogun

Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Bashkimi Europian nuk mund ta udhëheqë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të proceseve të brendshme nëpër të cilat po kalon.

Sipas Latifit, SHBA ka bërë mirë që ka marrë lidershipin e dialogut.

“BE është në krizë të thellë, nuk mund ta udhëheqë dialogun”, thotë Latifi.

Tutje ai thotë se SHBA është garantues i një marrëveshje, pasi që të dyja palët duhet që të implementojnë marrëveshjen në përpikmëri.

“Filozofi i madh politik Tomas Hobs thotë se “marrëveshjet pa garancinë e shpatës janë veç fjalë boshe”. Kjo do të thotë, secila marrëveshje Kosovë-Serbi që nuk e ka prapa garancinë amerikane, është e destinuar të mbetet një tërësi fjalësh boshe”, shton ai./Express/