Krimet ekonomike intervistojnë nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj është intervistuar sot nga krimet ekonomike.

Njoftimin për këtë e ka dhënë vet Zogaj duke thënë që sot pasdite është intervistuar nga Policia e Kosovës, siç ka thënë si në cilësinë e dëshmitarit në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve komunal të Komunës së Prishtinës.

“Ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat ne si qeverisje i kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar. Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Zogaj.

Sipas tij institucionet e rendit dhe të drejtësisë janë duke e trajtuar këtë rast dhe ne mbesim në dispozicion e tyre, që rasti të trajtohet në plotni në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Sot Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar dy zyrtarë të lartë të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë nën dyshimet për punësime të kundërligjshme.