Kriza politike, Basha: Nuk dialogojmë me kriminelë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur nga selia e PD-së se nuk do të ketë asnjë dialog me qeverinë “Rama”.

Sipas Bashës, opozita nuk mund të bëjë marrëveshje me një qeveri e cila drejtohet nga grupe kriminale.

Po ashtu, kryedemokrati u bëri thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë që të marrin pjese në protestën e nesërme kundër qeverisë.

“Ka një të vërtetë të madhe, me kriminelët dhe të fortët nuk mund të përdorësh standarde perëndimore. Me të fortët dhe kriminelët nuk konkurohet në zgjedhje. Ne nuk nuk mund të konkurojmë politikisht me Avdylajt në Durrës, me Habilajt dhe Xhafajt në Vlorë, me Shullazët në Tiranë, me Rrajat dhe Bushët në Krujë, me Bajrat në Shkodër, me Lalat në Peshkopi, me Sanxhaktarët dhe Sejdinët në Elbasan, me Ndokët dhe Prengat në Lezhë, me Rroshët në Kavajë. Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Ata që nuk kanë problem që Edi Rama të qeverisë me standarde mafioze dhe diktatoriale, ata që mbyllin sytë përditë përballë krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, nuk mund t’i kërkojnë opozitës që të kthehet në Kuvend apo të marrë pjesë në zgjedhje”,-tha Basha.