Haradinaj: Shkelja e Kushtetutës dhe ligjeve nga Kurti, Vitia e Sveçla shkaktuan pasoja edhe në humbjen e jetës së një të riu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës  janë në fuqi që të ruajnë rendin kushtues , jetën dhe të drejtat e njeriut.

Sipas tij shkelja recidiviste e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga kryeministri në largim, Albin Kurti, ministri në detyrë Arben Vitia si dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlja shkaktuan pasoja në shumë drejtime, deri edhe në humbjen e jetës së një të riu.

Haradinaj tha se i bën thirrje qeverisë në largim që të kthehet në kushtetutshmëri të ligjeve që të ruhet rendi, ligjshmëria dhe jeta e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Kushtetuta dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës janë në fuqi që të ruajnë rendin kushtetues, jetën dhe të drejtat e njeriut. Shkelja recidiviste e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga Kryeministri në largim, Albin Kurti, Ministri në largim Arben Vitia dhe U.D i Ministrit në largim Xhelal Sveçla, fatkeqësisht shkaktuan pasoja në shumë drejtime deri edhe në humbjen e jetës së një të riu.

Qeveria në largim, me qasje të njëanshme dhe autoritare shpërfilli vendimet e Gjykatës Kushtetuese, shpërfilli ligjet dhe protokollet për ofrim të ndihmës të domosdoshme shëndëtesore.

I bëj thirrje Qeverisë në largim që të kthehet në kushtetutshmëri e respektim të ligjeve që të ruhet rendi kushtetues, ligjshmëria dhe jeta e qytetarëve të vendit.

RH