Kryeinfermierja në Podujevë akuzon qeverisjen e Bulliqit se po do ta largojë me presion nga puna

Ganimete Haxhiu, kryeinfermiere në Podujevë, po e akuzon kryetarin e sapozgjedhur të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, se po i bën trysni për të hequr dorë nga vendi i saj i punës.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se gjatë tërë ditës i është bërë një presion i tillë, që ajo të heq dorë nga vendi i saj i punës që thotë ta ketë marrë në bazë të meritave, shkruan lajmi.net.

“Si është e mundur të më kerkohet te heq dorë vullnetarisht nga egzistenca ime dhe e fëmijeve te mij”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i saj:

Të dashur familjar , kolege/ë dhe miq!

Sot nga mëngjesi kam perjetua diçka që është apsurde në një shoqëri e vend demokratik!

Pushteti i ri në Podujevë sot më ka bë presion tërë ditën që unë te heq dorë nga vendi i punës në të cilin jam në bazë të konkursit të rregullt dhe meritave me kontratë pune te përhershme.

Si është e mundur të më kerkohet te heq dorë vullnetarisht nga egzistenca ime dhe e fëmijeve te mij.

A thua kjo qenka siguria dhe barazia e proklamuar e atyre qe e kishin gojen plotë e që sot janë në pushtet ?