Arba dhe Adnani nga Suedia kandidatë për Parlamentin Evropian

Arba Kokallari dhe Adnan Dibrani janë kandidatë për Parlamentin Evropian. Arba konkurron nga partia Moderatët, kurse Adnani nga partia Socialdemokrate në Suedi.

Arba është kandidatja, e cila ka gjasa të mëdha për ta fituar një vend në Parlamentin Evropian. Ajo ka numrin 4 në listën e partisë Moderatët (Moderaterna).

Arba është kandidatja me kampanjën më të suksesshme personale në Suedi, e vlerësuar nga mediat suedeze.

Po ashtu, edhe Adnan Dibrani, i cili është deputet i parlamentit suedez, do të garojë për një pozitë në Parlamentin Evropian nga partia Socialdemokrate me numër 10.

Adnani është deputeti më i votuar në parlamentin suedez nga regjioni i tij.

Arba dhe Adnani kanë nevojë për përkrahjen e shqiptarëve në Suedi.

Votoni për Arbën dhe Adnanin që zëri i shqiptarëve të dëgjohet në Parlamentin Evropian.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian mbahen të dielën më 26 maj 2019./Fokusi.info/