Kryeministri Haradinaj thirr në mbledhje Këshillin e Sigurisë

0
285

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot për në ora 13:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media.