Kryeministri Hoti emëron 22 zëvendësministra, priten edhe të tjerë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti  gjatë kësaj jave ka emëruar disa zëvendësministra.

Konkretisht, Hoti ka emëruar gjithsej 22 zëvendësministra, që vijnë kryesisht nga Nisma, komunitetet dhe nga radhët e LDK-së.

Në lisën e siguruar nga Reporteri, nuk janë përfshirë asnjë emër nga AAK, mirëpo nuk janë edhe shumë emra të LDK-së, të cilët pritet të emërohen në ditët në vijim.

Nuk dihet ende numri total i zëvendësministrave që mund të emërohen nga Qeveria Hoti, e cila ka 16 ministri, një më shumë se Qeveria e kaluar.

Para formimit të Qeverisë, kishte deklarata se në secilin ministri do të emërohen nga dy zëvendësministra, e në disa dikastere edhe më shumë.

Kujtojmë se Qeveria e kaluar, ajo Kurti, pjesë e së cilës ishte LDK kishte 35 të tillë.

Gjatë kohës kur AAK, qeveriste me vendin e që tani është partneri i LDK-së, Qeveria kishte numër rekord të zëvendësministrave, më shumë se 80 prej tyre.

Kjo është lista e 22 zëvendësministrave të emëruar deri më tani nga Hoti:

Bashkim Krasniqi është emëruar zëvendësministren në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Zafir Berisha është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Yildray Bayram është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Valdete Bajrami është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Teuta Sahatqija është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Sema Isaphiu në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit

Selim Kryeziu është emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Resul Makreshi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë

Qazim Rrahmani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Nexhat Ramadani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Muharrem Sfarqa është emëruar zëvendësministër në Ministrinë  e Ekonomisë dhe Ambientit

Hamza Balje është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës

Florian Dushi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë

Fatbardha Emini është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Pushtetit Lokal

Enver Hoti është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Buujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Enis Sulejmanovic është emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Engelbert Zefaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Besart Dreshaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Bekim Brestovci është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Arton Retkoceri është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës

Artan Berisha është emëruar zëvendësministër në Ministrinë Infrastrukturës

Agim Krasniqi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Financave

Për të parë dokumentet klikoni KËTU