Ahmeti: Riparime të vogla por të rëndësishme për këmbësorë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kanë filluar të bëjnë riparime të vogla në rëndësinë e këmbësoreve, duke vendosur kubëza në trotuaret e qytetit.

Ai ka ftuar qytetarët që përmes Platformës Digjitale të lajmërohen për riparime tjera përmes kontratave të mobilitetit.

“Riparime të vogla por të rëndësishme për këmbësorë. Lajmëroni në Platformen Digjitale që ti riparojmë përmes kontratave të mobilitetit. #prishtina #platformadigjitale #mobiliteti”, ka shkruar Ahmeti.