Kryeministri Hoti pret në takim Aleksandër Lumezin

Në kuadër të njoftimit me krerët  e institucioneve të ndryshme në vend, sot kryeministri Avdullah Hoti do të zhvilloj një takim me kryetarët e Këshillit Gjyqësor, Prokurorial, Kryetarin e Gjykatës Supreme, si dhe Kryeprokurorin e Shtetit.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

Takimi pritet të zhvillohet  nga ora 14:00 në zyrën e Kryeministrit, ndërsa nuk do të ketë prononcime pas takimit.