Qeveria kufizon me vendim rritjen e çmimit të naftës, kompanitë e derivateve mund të fitojnë vetëm 6% nga shitja e tyre

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione kufizuese për rritjen e çmimit te naftës.

Kompanitë e naftës nuk mund të fitojnë më shumë se sa 6 përqind, kjo masë nuk e ndalon rritjen e çmimit, por i kufizon kompanitë që të fitojnë më shumë se sa gjashtë përqind në shitje të derivateve të naftës.

Në pajtim me nenin 17 dhe 19 të Rregullores së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës nr 09/2011, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur 1 mas 2022 mori këto vendime.