Kryeministri Hoti priti përfaqësuesit e MCC-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e Koorporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation), kryesuar nga Sarah H Olmstead, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për ta vazhduar përkrahjen e tyre për Republikën e Kosovës.

Kryeministri Hoti falënderoi përfaqësuesit e MCC-së për mbështetjen financiare, si dhe theksoi zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për realizimin sa më optimal dhe transparent të këtyre projekteve, pasi që Republika e Kosovës ka nevojë imediate për zhvillim dhe stabilitet ekonomik.