Aksident i rëndë në Gjakovë: Mbesin të vdekur dy persona

Në fshatin Ponoshec të Gjakovës ka ndodhur një aksident i rëndë, ku dy persona kanë humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Ai ka thënë se në fshatin Ponochec të Gjakovës, ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona ndërsa pasagjeri i tretë ka pasur lëndime serioze.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes ka dalë dhe kryeprokurori.

“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka psuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka prsuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shiqimi i vendit te ngjarrjes.”, ka thënë Gjurkaj