Kryeministri Hoti: S’ka dialog teknik, ka dialog për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u është përgjigjur zërave se në Bruksel po ndodh dialogu teknik midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Hotit, nuk ka dialog teknik, por ka dialog për arritje të marrëveshjes për njohje reciproke midis dy vendeve.

“Nuk ka dialog teknik. Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim marrëdhëniesh midis dy vendeve”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.

Rikujtojmë se takimi i fundit midis kryeministrit Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq është zhvilluar gjatë fundjavës në Bruksel.