Kryeministri irlandez: Po thellohen raportet Kosovë- Irlandë

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka folur pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti sot në Kosovë.

Varadkar ka thënë që marrëdhëniet mes Irlandës dhe Kosovës janë të ngrohta e po thellohen edhe më shumë.

“Kryeministri Kurti dhe unë kishim një takim shumë konstruktiv dhe ishte mundësi shumë e madhe, shumë e mirë që të kuptojmë edhe për zhvillimet rajonale ndërkombëtare, e t’i zgjerojmë mirëkuptimet e ndërsjella të pozicioneve të të dyja vendeve”, ka thënë kryeministri irlandez në konferencë për media.

“Diskutuam për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Irlandës dhe Kosovës që janë të ngrohta dhe po thellohen e po përmirësohen edhe më tutje”.

“Siç e dini Irlanda është një prej vendeve të para që ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe jam shumë krenar për kontributin që anëtarët e Ushtrisë sonë e bëjnë këtu si pjesë të KFOR-it si dhe irlandezët si civilë që janë pjesë e EULEX-it dhe që ka të bëjë me mbrojtjen e paqes këtu dhe ndërtimin e stabilitetit dhe të institucioneve që mezi pres t’i takoj edhe EULEX-in edhe KFOR-in”.

I pari i Irlandës foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të cilin e quajti jetik për zhvillimin e mëtutjeshëm të të dyja vendeve.

“Kryeministri Kurti dhe unë pajtohemi që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës. Me shumë ëndje do ta përkrah Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sivjet dhe të fillojmë me procesin e negociatave me Bashkimin Evropian për anëtarësim dhe atje Kosova po tregon zotimin ndaj vlerave evropiane, dhe kemi harmonizu edhe politikat e sigurisë, me ato të Bashkimit Evropian që është shumë me rëndësi dhe e di që ju keni pasur edhe presione për të bërë këtë dhe kjo do të ndikojë në vlerësimin tonë në të ardhmen”.

“Do të shohim edhe për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore dhe trajtimi i minoriteteve gjithmonë është një matje shumë e mirë për zotimin e një shteti për demokraci”.

“Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është jetik për ta arritur një harmoni dhe për të pasur një zhvillim të mëtejmë edhe në Kosovë edhe në Serbi”.

“Mbi të gjitha mendoj që sivjet është viti që është shumë me rëndësi që ky stabilitet të konsolidohet në Kosovë dhe nuk dua të shoh kthim të skenave të dhunshme që i pamë në shtator por edhe në maj