Kryeministri Kurti me ministra i shkojnë në vizitë AKP-së

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë vizituar Agjencinë Kosovare të Privatizimit, raporton Fokusi.info.

Ka filluar takimi në mes të 2 palëve, derisa pas takimit me udhëheqjen e AKP-së, shefi i ekzekutivit do të mbajë një konferencë për medie./Fokusi.info/