Kurti: Miratuam një nga dokumentet më të rëndësishme të këtij viti, Strategjinë e Energjisë 2022-2031

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftuar se në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ka miratuar Strategjinë e Energjisë në periudhë 2022-2031.

Sipas Kurti kjo parasheh një transformim në rritjen e kapaciteteve energjetikë të Kosovës.

“Miratuam një nga dokumentet më të rëndësishme të këtij viti, Strategjinë e Energjisë 2022-2031. Nëpërmjet saj synojmë të zhvillojmë një sektor energjetik të qëndrueshëm, të integruar në tregun pan-evropian, që garanton siguri të furnizimit me energji elektrike dhe përballueshmëri të kostos për qytetarët”, ka theksuar ai.

“Ajo parasheh një rritje dinamike të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, kryesisht në teknologjitë e erës dhe fotovoltaike. Deri në fund të vitit 2031 synojmë që të kemi 1600 MW kapacitet të instaluar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë”, ka shtuar Kurti.

Më tej ai ka theksuar se se kanë ndryshuar dhe Ligjit për Energji, që të krojohet baza për me qëllim për vendosjen dhe mbikëqyrjen e masave të kursimit të energjisë gjatë periudhës emergjente.