LDK mban sot konferencë për medie, nuk dihet arsyeja

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media.

Siç thuhet në njoftim, kjo konferencë do të nisë në orën 12:00 dhe do të mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara medie,

Nesër (e diel), më datë 11 shtator 2022, në orën 12:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie.

Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

Ftoheni të përcjellni këtë ngjarje!

LDK – Zyra për Informim