Kryeministri Kurti viziton Drenicën

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar fshatin Llaushë të Skënderajt tek të dielën gati një javë nga kur rajoni i Drenicës u prek nga vërshimet.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Skenderajt, Fadil Nura në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave.
Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para.