Sondazh: Qytetarët mendojnë se akuzat e Speciales kundër Thaçit e të tjerëve janë ndaj tërë UÇK-së dhe historisë së Kosovës

Sipas matjeve të fundit të opinionit publik të bëra nga PIPOS dhe të publikuar nga Klan Kosova rreth asaj se nga kush është themeluar Gjykata Speciale, nga 1 mijë e 50 respodentë 45.3% e tyre thonë se ajo është themeluar nga BE-ja.

22% e të anketuarve, si përgjigje të saktë e kanë dhënë se Gjykata Speciale është gjykatë e themeluar nga Kosovë.

Ndërsa, 20.4% prej tyre thonë se Gjyqi i Hagës është gjykatë e themeluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, kurse 12.3% janë përgjigjur me “nuk e di/refuzoj”.

Kurse, sa i përket pyetjes “ju lutëm na thoni, sipas jush kush po gjykohet aktualisht në Hagë”, 44.7% e të anketuarve janë përgjigjur se në Hagë po gjykohet e tërë UÇK-ja.

28.3% e të anketuarve kësaj pyetje i janë përgjigjur se në Hagë po gjykohet historia e Kosovës.

Ndërsa, 19.3% kanë thënë se në Gjykatën Speciale po gjykohen individ të përfshirë në krime lufte.

E, me 4.6% janë përgjigjur me “tjetër” dhe 3.1% me “nuk e di/refuzoj”.