Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell, vranësira të pakta dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 32-33 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura të cilat do të arrijnë rreth 34-35 gradë Celsius.

Të enjten si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite vonë në disa vise kodrinore-malore të Kosovës mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të premten dhe të shtunën na pret mot i ndryshueshëm, i nxehtë dhe me zagushi, por pasdite priten zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër veçanërisht të shtunën../Meteoballkan