Flet Bislim Zyrapi: Jam ftuar të shkoj në Gjykatën Speciale, si i dyshuar

Ish- shefi e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi është prej të ftuarve në Gjykatën Speciale.

Në një deklaratë për t7, Zyrapi ka thënë se ‘ai është ftuar si i dyshuar dhe se atje duhet të paraqitet më 4 gusht”.

“Unë kam marrë ftesën nga Gjykata Speciale, jam i ftuar si i dyshuar dhe normalisht do t’i përgjigjem kësaj ftese dhe do të shkoj në Gjykatën Speciale. Jam ftuar si i dyshuar për raste të luftës, sipas ftesës e kam më 4 gusht”, ka thënë Zyrapi.