Kryeparlamentari Veseli ngushëllon familjen Haradinaj: Bacën Hilmi e njoha kur po krijonim UÇK-në

631
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen e kryeministrit Haradinaj për vdekjen e të atit, Hilmi Haradinaj.
Veseli përmes një statusi në “Facebook” ka thënë se bacën Hilmi e kishte njohur atëherë kur po krijonin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Statusi i tij i plotë:
“Lajmi për vdekjen e bacës Hilmi më pikëlloi shumë. E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës. Ngushëllime kryeministrit Haradinaj, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin këtë burrë të nderuar të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës”.