Vetëvendosja e shkarkon komisionin që u emërua vetë nga Qeveria Kurti

Shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shkarkimin e kryesueses së bordit të komisionit të pavarur për miniera dhe minerale dhe anëtarët e këtij bordi.

Kuvendi, përmes votave të deputetëve të VV-së, ka votuar për shkarkimin e Selvete Grajqevci-Pllanën, kryesuese e bordit, Gani Kastratin anëtar, Gani Maliqin anëtar dhe Rrezarta Pushkolli-Makollin anëtare.

Nisma për shkarkimin e këtij bordi është inicuar në Komisionin për Ekonomi për nga deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, nën arsyetimin se bordi ka bërë shkelje të ligjit.

Dyshohet se Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minierale (KPMM) ka dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej nëntë milionë eurosh

Në dhjetor të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur bordin e KPMM-së.