Kryesia mblidhet në ora 14:30, pritet caktimi i seancës për presidentin

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në ora 14:30 mëson Gazeta Express.

Takimi do të mbahet me shefat e grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe mundësia e caktimit të seancës për zgjedhjen e presidentit.

Pas presionit publik, kryeministri Albin Kurti është tërhequr nga plotësim-ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje.

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, përgjatë një takimi të mbajtur ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kandidates për president Vjosa Osmani, kanë vendosur të tërhiqen nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Tutje, thuhet edhe se nuk do bëhet më veprimet pa u konsultuar me opozitën sa i përket ndryshimit për Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme.