Vidhet vetura në parking në Prishtinë

Vjedhjet në vendin tonë janë bërë një dukuri shqetësuese.

Një qytetari në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit së të mërkures ia kanë vjedhur veturë, derisa rasti është raportuar në Policinë e Kosovës.

“Rr. Zagrebi, Prishtinë, 04.12.2019-05:20. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga personi, persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij e tipit VW ngjyrë e bardhë me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar në rrugën e lartcekur, ku në veturë kishin qenë edhe dokumentet e saj.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.