Kryesindikalisti i KEK-ut për Armend Mujën: Pa gënjyer ai, qytetarët nuk e kanë ditur se çfarë është gënjeshtra

Kryesindikalisti i KEK-ut për Armend Mujën: Pa gënjyer ai, qytetarët nuk e kanë ditur se çfarë është gënjeshtra

Kreu i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka hedhur akuza kundrejt deputetit të VV-së, Armend Muja.

Ai Mujën e ka quajtur gënjeshtar.

Sipas Llumnicës, deputeti në fjalë, ka hedhur akuza të pa baza për kryesindikalistin e KEK-ut në lidhje me disa kontrata.

“Ne po pranojmë sulme edhe pa bazë. Rasti i Armend Mujës kur akuzoi për kontratën 1 milionëshe që sipas tij, ka qenë edhe përgjegjësi e jona, atëherë unë kam qenë vetëm punëtorë i kaldajës, skam pasur lidhje me kontrata. Muja ka zgjedhur të bëjë një njollosje ndaj kryetarit të sindikatës së KEK-ut, që ta thyej besueshmërinë e punëtorëve. Pa gënjyer Armend Muja, qytetarët nuk e kanë ditur se çfarë është gënjeshtra”, thotë Llumnica për Front Online.

Kreu i KEK-ut theksoi se greva qe do të fillojë më 22 maj do të vazhdojë në vazhdimësi deri në realizimin e kërkesave.

Në protestën e së premtes, ka marr pjesë edhe Ali Gashi nga BSPK. Ai i quajti heronj punëtorët e KEK-ut, dhe tha se falë tyre, Kosova po ndriçohet.

Përkrahje kësaj proteste i ka dhënë edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se në protestë ka marr pjesë pasi sipas tij, punëtorët e KEK-ut, duke e sakrifikuar vetën po bëjnë dritë. Ai tha se pa ta, as në shkolla nuk të shkonin.