Kryesuesi i një vendvotimi në Pejë liroi komisionarët të shkojnë në shtëpi pa u numëruar votat

Policia ka raportuar sot për një rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtarë gjatë zgjedhjeve në Pejë.

“Me 16.02.2021 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, kryesues në një vendvotim, ka kryer veprën e lartcekur duke liruar të shkojnë në shtëpi pesë komisioner para se të përfundoj numrimi i votave”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur me 14 shkurt në orën 22 e 20 minuta në një qendër votimi.