VV akuzon kryeministrin Hoti se dështoi në të gjitha fushat

Lëvizja Vetëvendosje po e akuzon kryeministrin Avdullah Hoti se ka dështuar në të gjitha fushat gjatë qeverisjes së deritanishme

Partia e Albin Kurtit konsideron se 100 ditët e qeverisjes nga Hoti ishin“100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”.

“Nga qeverisja e mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsionin, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi çkapjen e shtetit u kontrabandua një qeverisje jolegjitime e paligjshme që ju hap Serbisë, menaxhoi në mënyrë katastrofale me pandeminë dhe rifilloi kapjen e bordeve e ndërmarrjeve publike ashtu siç di vetëm klubi i politikanëve të stërvjetëruar”, thuhet në reagimin e LVV-së të postuar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

Për kritika ndaj Qeverisë Hoti, LVV-ja ka përdorur titujt e mediave, lidhur me parregullsitë që e kanë përcjellë ekzekutivin e vendit gjatë kësaj periudhe.