Kryetarët “grevëthyes” të komunave

0
541
Disa kryetarë të komunave, pas ofertës së Kryeministrit Haradinaj dhe refuzimit të SBASHK-ut në lidhje me grevën në sistemin arsimor, kanë marr rolin e grevëthyesit dhe po përpiqen në forma të ndryshme t’i bindin arsimtarët e profesorët që ta braktisin grevën dhe të fillojnë mësimin.
Kjo përpjekje përçarëse nuk i duhet procesit mësimor! Me thirrjen e SBASHK-ut greva ka qenë e përgjithshme dhe nuk ka pasur laramani e përçarje e ashtu edhe duhet të përfundojë.
Kryetarët e komunave, të cilët në forma të ndryshme i kanë kontribuuar kësaj përçarje janë: Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës; Agim Bahtiri, Kryetar i Mitrovicës; Xhafer Gashi, Kryetar i Obiliqit; Sokol Haliti, Kryetar i Vitisë; Bashkim Ramosaj, Kryetar i Deçanit; Abdulhadi Krasniç, Kryetar i Mamushës; Smail Latifi, Kryetari i Rahovecit; Bali Muharremaj, Kryetar i Suharekës; Ragip Begaj, Kryetar i Malishevës; Agron Kuçi, Kryetar i Junikut; Zenun Elezaj, Kryetar i Klinës; Rufki Suma, Kryetar i Hanit të Elezit. /Fokusi.info/