Kryetari i BIK-ut në Prizren me thirrje për protestë kundër “Dokufest”

Pas shumë reagime që ka ngjallur një performancë erotike të realizuar nga disa kërcimtarë të cilët janë shfaqur me veshje provokuese në festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë DokuFest në Prizren tashmë është thirrur edhe protestë.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha ka publikuar ftesën në rrjetin social facebook duke bërë thirrje që të premten në ora 14:00, në Sheshin Shadërvan, të takohen siç ka thënë ai për të gritur zërin e tyre kundër festivalit.

“Jo me paratë tona, jo mbështetje financiare shtetërore! Hajde edhe ti, t’i përgjigjemi pozitivishtë ftesës së organizatorëve”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i imamit Berisha: