Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat gjatë mesditës dhe pasditës do të marrin hov zhvillimi dhe do të sjellin rrebeshe lokale shiu me mundësi edhe për vetëtima dhe bubullimë.

Pasnesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe erëra herë pas here të fuqishme jugore dhe jugperëndimore. Pasdite në disa rajone (kryesisht në drejtim të veriut, veriperëndimit dhe verilindjes) priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të shtunën në tërë rajonin pritet të kemi mot kryesisht të vranët dhe më të freskët. Herë pas here priten reshje shiu si dhe rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende – vende priten reshje intensive.