Kryetari i Degës së AAK-së në Podujevë kundër demarkacionit

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Komunën e Podujevës, Fatmir Humolli përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se “të nënshkruajmë faljen e territorit të Kosovës, e pastaj të formojmë një trup të përbashkët punues për rishiqimin e kësaj faljeje, ndoshta Mali i Zi nuk do të pranoj tokën e falur. Kaq e padijshme qenka kjo klasë politike, apo punojnë kryekput kundër vetes?!”, thekson Humolli.

Ja statusi i tij i plotë:

“Të nënshkruajm faljen e territorit të Kosovës, e pastaj të formojmë një trup të përbashkët punues për rishiqimin e kësaj faljeje, ndoshta Mali i Zi nuk do të pranoj tokën e falur.
Kaq e padijshme qenka kjo klasë politike, apo punojnë kryekput kundër vetes?!

Gabimi falet një herë, mirëpo kur gabimet e njejta përsëriten nga po të njëjtët njerëz, atëherë ky naivitet dhe pragmatizëm politik duhet që në mënyrë të menjëhershme të hetohet nga Prokuroria e Shtetit!”