Rivarrosen shtatë viktimat e Masakrës së Krushës së Vogël

Janë rivarrosur shtatë viktimat e Masakrës së Krushës së Vogël, me ceremoni shtetërore.

Në përvjetorin e 23-të të Masakrës së Krushës së Vogël u rivarrosen mbetjet mortore të Hysen Zylfiut, Nue Prenkaj, Sami Shehu, Ahmet Berisha, Nuredin Shehu dhe Skifter Batusha.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe shumë qytetarë.

Në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, është bërë rivarrimi i shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël:

Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999

Nue (Shyt) Prenkaj, viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999

Sami (Aziz) Shehu, viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999

Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999

Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999

Skifter (Osman) Batusha, viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999.