Kryetari i FFK-së zbulon skuadrën e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova do të vazhdojë të luajë në Zvicër te Baseli.

Lajmin e ka konfirmuar numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për “Sport Show”.

Huazimi i Zhegrovës nga Genk te Baseli përfundoi këtë verë, por siç duket ka vendosur ta blejë kartonin e tij skuadra zvicerane.

“Zhegrova është pranë nënshkrimit të një kontrate me Baselin, por që ka gjasa që edhe ai të vie tani”, deklaroi Ademi. /Gazeta Express/