Anglia triumfoi ndaj Zvicrës pas ekzekutimit të penalltive (video)

Anglia ka triumfuar ndaj Zvicrës pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 6 – 5, ndeshja e vlefshme për vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e rregullt dhe ato nga dy herë 15 minuta përfundoi pa gola.

Anglia ishte më dominante gjatë tërë takimit, por portieri Sommer ishte në formë të jashtëzakonshme dhe i mohoi golin e fitores në minutat e rregullta ‘Tre Luanëve’.

Goditja më e madhe për Zvicrën erdhi në minutën e 65-të, kur Xherdan Shaqiri pësoi lëndim dhe u detyrua të largohej nga fusha.

Anglia shënoi pesë minuta para fundit, por goli u anulua për faull pas rishikimit të VAR-it.

Në fundë, anglezët triumfuan pas 11-metërshave falë edhe portierit Jordan Pickford, i cili jo vetëm se shënoi vetë penalltinë e pestë, por edhe priti atë të Drmiç që i siguroi vendin e tretë Anglisë në Ligën e Kombeve.

Vlen të ceket se Granit Xhaka nuk gaboi nga penalltia.

Zvicra përfundon si e katërta në Ligën A, aty ku finalja do luhet sonte mes Portugalisë dhe Holandës.

https://streamable.com/ounap