Kryetari i Obiliqit i jep në shfrytëzim pronat publike si me qenë pronat e tij

Komuna e Obiliqit sot ka jep në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme komunale në zonën kadastrale në Llazarevë, shkruan Fokusi.info.

Për këtë ka njoftuar kryetari i Komunës së Obiliqit përmes rrjetit social Facebook.

“Sot bëmë nënshkrimin e kontratës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale me z.Agim Maloku “Apollonia Sh.p.k” dhe z.Shyqeri Kabashi “Kolegji i Biznesit”, në zonën kadastrale në Llazarevë”, ka shkruar Gashi.

Lidhur me këtë ka reaguar Ajet Berisha, kryetar i degës së Lëvizjes për Bashkim në Obiliq duke e quajtur këtë veprim si të kundërligjshëm. Kjo, pasi që sipas Berishës, kryetari i komunës i ka shkelur dy vendimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe Liigjin nr. 06/L-092 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës.

Sipas Berishës, kryetari Gashi me këtë rast ka bërë vepër penale dhe ai i ka ftuar mekanizmat shtetëror që të veprojnë shpejtë në luftimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e pronës shtetërore./Fokusi.info/