Vrasje në Shkodër, një person qëllohet me armë në mes të qytetit

Një person është vrarë me armë zjarri mesditën e së martës në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Skënderbeg”, teksa ende nuk dihet se kush është viktima apo autorët, raporton A2Cnn.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe efektivë të shumtë kanë bllokuar rrugët dalëse nga kryeqendra e veriut.