Presidenti ukrainas ofron armë për secilin që dëshiron mbrojtjen e vendit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se shteti është në gjendje t’i dhurojë armë secilit që dëshiron të mbrojë vendin.

“Ne do t’i japim armë secilit që dëshiron të mbrojë vendin. Përgadituni për të mbështetur Ukrainën në sheshet e qyteteve tona”, shkruajti ai në ‘Twitter’.

Zelensky nëpërmjet një konference për media iu drejtua popullit, duke thënë se “armiku do të pësojë edhe më shumë”.

“Forcat e armatosura të Ukrainës po luftojnë vërtet shumë, duke zmbrapsur sulmet në Donbas, rajone të tjera në lindje, veri, jug. Armiku ka pësuar humbje serioze, armiku do të pësojë edhe më shumë. Ata erdhën në tokën tonë”, tha Zelensky.